Nga një muaj paraburgim për 23 “manipuluesit e votave”
25 janar 2026
| 08:32
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot ka mbajtur katër (4) seanca dëgjimore, referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzet e tre (23) të pandehurve, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.



