Vazhdon rinumërimi në QNR, KQZ ka përfunduar 65% të procesit

25 janar 2026 | 17:45

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim.

Zëdhënësi Valmir Elezi, deklaroi se nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 dhe deri më 25 janar, janë rinumëruar 1 mijë e 662 vendvotime nga gjithsejt 2 mijë e 557, që përbën 65% e totalit.

Rezultatet pas rinumërimit të çdo vendvotimi mund të ndiqen në platformën e KQZ-së për rezultate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur në një intervistë…