Hoffenhemi dhe Beshiktashi afër marrëveshjes për Rashicën

26 janar 2026 | 14:54

Milot Rashica sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Bundesligën gjermane, por te skuadra e Hoffenheimit.

Mediumet turke kanë bërë me dije se Hoffenheimi është në negociata zyrtare me Beshiktashin për Rashicën, i cili gjatë kësaj jave mund të bëjë lëvizjen nga Turqia për në Gjermani.

Negociatat mes klubeve janë duke shkuar mirë dhe palët janë afër marrëveshjes, pasi Hoffenheimi ka ofruar sulmuesin Adam Hlozek si pjesë të shkëmbimit me Rashicën. Mësohet se palët janë duke i negociuar kushtet, përpara se të bëhet zyrtare gjithçka dhe Rashica të bashkohet me Hoffenheimin, ekip ku luajnë edhe tre futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Rashica këtë sezon ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime në 20 paraqitje për Beshiktashin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. Ai te Beshiktashi është transferuar në vitin 2023, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Norwich City, Galatasarsay, Werder Bremeni dhe Vitesse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar zyrtarisht ekipin që…