Arrestohet i dyshuari për tentimvrasjen te Motel “Pisha”, zbulohet motivi i rëndë

26 janar 2026 | 22:29

Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar i dyshuari për rastin e rëndë të tentimvrasjes, i cili ndodhi më 23 janar 2026, në ambientet e Motel “Villa Pisha” në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se pas veprimeve intensive operative dhe hetimore nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), më 26 janar 2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari Sh. J..

I njëjti është shoqëruar në NJHP – Prishtinë, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë. Viktimë në këtë rast është: A. K.

Sinjali mëson se gjatë hetimeve është zbuluar edhe motivi i tentimvrasjes së rëndë, ku dyshohet se ngjarja lidhet me përfitim material, pasi i dyshuari dyshohet se përveç sulmit të dhunshëm, ka marrë edhe një shumë parash nga viktima, ndaj rastit i është shtuar edhe vepra penale “Grabitje”.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë, ndërsa priten veprime të tjera procedurale nga organet e drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha (Nuk mund të kërkojnë pjesët t’i bashkohen…