Rinumërimi i votave përmbyllet në 27 komuna
27 janar 2026
| 11:30
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74 për qind apo 1 887 nga 2 557 vendvotime.
Siç është thënë në njoftim, deri më tani 27 komuna kanë përmbyllur në tërësi këtë proces.




