Përkujtohen dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala në 27-vjetorin e rënies

27 janar 2026 | 22:27

Në fund të janarit të vitit 1999 u zhvilluan disa nga betejat më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilat ranë shumë komandantë dhe luftëtarë të dalluar të UÇK-së.

Ndër këto luftime heroike ranë edhe dy dëshmorë, Kasim Shala dhe Hamdi Berisha, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Sot, në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike në Ruhot, u nderua jeta dhe vepra e tyre me homazhe dhe kujtime për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare.

Homazhe dhe nderime në kujtim të këtyre dëshmorëve bëri edhe kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha.

“Lavdi dëshmorëve Kasim Shala dhe Hamdi Berisha. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombi”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më…