FShF-ja siguron 4 500 bileta për ndeshjen Poloni – Shqipëri
Federata shqiptare e futbollit (FShF) ka siguruar 4 mijë e 500 bileta për tifozët shqiptarë në ndeshjen Poloni – Shqipëri, vlefshme për “play-off” të kualifikimeve të Botërorit 2026.
Sipas gazetarit Kristi Sejatllari, FShF-ja ka siguruar më shumë se 5 për qind të kapacitetit derisa është duke punuar të arrijë të sigurojë deri në 20 për qind të stadiumit që i bie 10 mijë bileta, edhe pse sipas gazetarit kjo është shumë e vështirë për tu arritur.
Ekskluzive/ Deri tani FSHF ka siguruar 4500 bileta për tifozët shqiptarë në ndeshjen Poloni-Shqipëri, më shumë se 5% të kapacitetit. FSHF po punon që të arrijë të sigurojë deri në 20% të stadiumit që i bie 10 mijë bileta, por kjo është shumë e vështirë për tu arritur. pic.twitter.com/8psHKlkpat
— Kristi Sejatllari (@SejatllariK) January 28, 2026



