Arrestohet në flagrancë një inspektor i punës

28 janar 2026 | 14:17

Një aksion i suksesshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka përfunduar sot me prangosjen e një zyrtari të Inspektoratit të Punës. Burimet e para konfirmojnë se inspektori u kap në flagrancë gjatë një operacioni të udhëhequr nga Departamenti i Krimeve të Rënda. Sipas burimeve, zyrtari i shtetit është kapur në momentin e pranimit të parave.

Ai dyshohet se ka kërkuar dhe ka marrë një shumë prej mbi 1,000 eurosh si ryshfet për të manipuluar apo favorizuar procese brenda fushëveprimit të tij si inspektor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata shqiptare e futbollit (FShF) ka siguruar 4 mijë e…