Përfundon rinumërimi në Obiliq, kandidati i VV-së prin me vota të vjedhura

28 janar 2026 | 20:46

Në Komunën e Obiliqit ka përfunduar rinumërimi i votave nga 33 vendvotime sa janë gjithsej.

Me më së shumti vota minus ka dalë Gazmend Krasniqi, kandidat për deputet nga Vetëvendosja.

Pas rinumërimit, ai është -362 vota, shkruan Reporteri.net.

Adelina Grainca është e dyta me më së shumti vota minus apo 295 vota.

Ndryshe, ditët e fundit janë realizuar dy aksione lidhur me falsifikimin e rezultateve zgjedhore, që kanë përfunduar me mbi 100 të arrestuar.

Një aksion i tillë është zhvilluar sot në Malishevë, ku në ndalim 48 orësh janë 15 kryesues.

Ndërkohë, të premten janë arrestuar 109 persona në Prizren nën këto dyshime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas publikimit…