Mimoza Kusari thotë se s’është diskutuar kandidatura e Vjosa Osmanit për Presidente, tregon a do t’ia jepte votën e saj

29 janar 2026 | 10:07

Kryetarja e partisë, Alternativa dhe deputetja e zgjedhur nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nuk kanë pasur diskutime ende lidhur me kandidatin për president dhe nëse do të jetë Vjosa Osmani, e cila ka shpallur kandidaturën edhe për një mandat.

Ajo ka thënë se janë në pritje të përfundimit të procesit të formimit të Qeverisë dhe Kuvendit dhe më pas për të kaluar të tema e presidentit të vendit.

E pyetur në Tëvë1, nëse ka hezitim për ta propozuar Vjosa Osmanin për presidente, ajo ka thënë se duhet të ketë një dakoordim që të sigurohen 80 vota dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

“Çfarë mund të them se përpjekja jonë e përbashkët, e të gjithë duhet të ishte që të evitonim procesin tjetër zgjedhor. Përpjekja jonë e parë dhe rëndësia më e madhe, pesha e gjithë diskutimit do të duhej të ishte të kemi një dakoordim, të hyjmë me një qartësi, mbi kushdo që e ka kandidaturën, znj.Osmani apo dikush tjetër, por që ne të dalim me sukses nga ky proces”, ka thënë Kusari – Lila në Tëvë1.

Ajo ka thënë se vendit duhet t’i sigurohet një qeveri stabile dhe president me mandat t ëplotë.

Kusari – Lila ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti duhet të ketë takime dhe diskutime me partitë politike.

“Gjithsesi duhet të kemi darkoordim për 80 vota, ajo është e domosdoshme edhe është bazë, dhe si e tillë mbetët të shihet se ka do të orientohet diskutimi i partive politike”, ka thënë ajo.

Ajo ka shprehur bindjen se do të arrihet një marrëveshje dhe do të shmangen zgjedhjet e reja.

E pyetur nëse personalisht do ta votonte Osmanin edhe për një mandat, Kusari – Lila ka thënë se nëse arrihet marrëveshje që siguron 80 vota, do ta bënte me “kënaqësinë më të madhe”, duke e vlerësuar punën e Osmanit si e para e vendit.

PDK e LDK kanë thënë se nuk e votojnë asnjë kandidat të LVV-së për president të vendit pa një marrëveshje politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka…