Gjesti rikthehet fuqishëm, “Memories” pushton botën brenda 24-orësh
30 janar 2026
| 11:49
Rikthimi i artistit nuk mund të ishte më i fuqishëm se kaq. Vetëm 24 orë pas publikimit, projekti “Memories” ka hyrë zyrtarisht në “Trending Worldwide” duke u pozicionuar në vendin e 11-të në botë, një arritje e rrallë për tregun tonë, raporton Prive By Liberta.
Balada e ndjerë ka “blinduar” vendin e parë në 5 shtete (Gjermani, Zvicër, Austri, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut) dhe ka depërtuar në top 10 në shtete si Franca e Italia.
Duket se publiku e ka ndjerë thellë emocionin e këtij dedikimi, duke i dhënë Gjestit një mbështetje masive globale.



