Sherif Sherifi (1943–1999): Nga Oda e Burrave në Frontin e Lirisë

01 shkurt 2026 | 21:27

Sherifi, ishte pjesëmarrës i rregullt i protestave dhe demonstratave që zhvilloheshin në Kosove.
Fillimi i luftës në Kosovë nuk ishte befasi për Sherifin pasi që ai veç ishte përgatitur herët për një gjë të tillë.
Gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëps, Sherifi së bashku me shumë bashkëvendës mblodhën ndihma ushqimore dhe materiale për të dërguar në frontin e luftës në Llap, Drenicë dhe Dukagjin.
Malet e Zhegocit ishin strehë për shumë luftëtar që kalonin bjeshkët drejt zonave të luftës në Kosovë.
Kontaktet e para me UÇK-në, Sherifi i kishte nëpërmjet djalit të tij, Sabedinit i cili në atë kohë shërbente në komandën e Zonës së UCK-së, në Karadak ku ajo ishte e vendosur në Zhegoc.
Fshatrat Zhegoc, Verbica e Zhegocit dhe gjithë malësia e Zhegocit ishte një zonë e kontrolluar nga UCK-ja. Sherifi filloi shërbimin në Verbicë të Zhegocit, në “Pikën 1”, të cilën e komandonte Shaban Beqiri.
Kjo ishte një pikë shumë me rëndësi pasi që me forcat serbe e ndanin vetëm qindra metra sepse ana armike ishte shume afër me pozicionet tona.
Forcat serbe si policia, ushtaret dhe fshataret serbe bashkë me paramilitaret e tyre ishin pozicionuar në fshatin, Parallovë, ku nga aty organizoheshin aksionet kundër UCK-së, dhe popullatës shqiptare.
Me 15 Prill 1999 Sherifin dhe bashkëluftëtaret e tij si Shaban Beqiri, Skënder Beqiri, Enver Pacolli, Ibrahim Beqiri, Rexhep Sejdiu, Salih Beqiri e shumë ushtar të tjerë e gjejnë në pozicionet e përballë forcave serbe.
Forcat serbe kishin një vijë të gjatë frontale duke filluar nga Cernica afër Gjilanit e deri tek liqeni i Badocit, afër Graçanices.
Mijëra forca serbe me teknikë më moderne ia mësyn malësisë së Zhegocit.
Luftimet filluan në mëngjesin hershem, forcat serbe përdoren armët nga llojet më të ndryshme.
Gjithë bjeshka ishte mbuluar me tym e flake.
Lagjja e Alibabeve ku shërbente Sherifi me shokë u rrafshua me tokë nga predhat dhe artileria serbe.
Mbrapa fshatit në zonën perëndimore ishte strehuar popullata civile, Duke parë rrezikun se popullata mund të bie në duar të forcave armike, komandanti Shaban Beqiri kërkon që ushtaret të tërhiqen dhe të bëhen mburojë për popullatën e strehuar në male.
Sherifi bashkë me shokët zënë pozicionet në malin e Bisagut, te vendi i quajtur “Lugu i Mrizit”.
Luftimet ishin ndër më të ashpra.
Sherifi plagoset dhe në pamundësi për tu tërhequr atë e zënë serbet të cilët pas një torture e ekzekutojnë.
Në po të njëjtën kohë bie dëshmor edhe Enver Pacolli nga Hajvalia e Prishtines.
Falë rezistencës së Sherifit, Enverit dhe shumë ushtareve tjerë popullata arrin ta shpërthejë rrethimin dhe të shpëtojnë të gjithë.
Nga familja Sherifi, në luftë ka rënë edhe nipi Enver Pacolli dhe kushëriri i afërt, Ibrahim Beqiri.
Nga familja e gjerë kanë rënë 16 dëshmorë në Kosovë, ndërsa në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë dy dëshmorë.
Dëshmori Sherif Sherifi ka qenë i martuar me Fikrijen me të cilën lindën dhe u rritën: Nexharja, Sabedini, Fikretja, Sefedini dhe Nexhmedini.
Djali Sabedini ish ushtar i UÇK-së, shërben me nderë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sherifi ishte një njeri shumë i dashur dhe shumë i drejtë, popullata e thërrisnin “Plak” sepse ai i ndante shpesh ngatërresat apo problemet e banoreve .
Ai ishte besnik dhe i sinqertë, shpesh gjatë aksionit të pajtimit të gjaqeve kishte arritur që gjaqet më të rënda të ndikoj që ato të falen.
Në odat e burrave fliste për luftërat dhe çlirimin kombëtar dhe kishte ndikuar tek të rinjtë që ata të rrokin armët për çlirim.
Nga lagjja e tij prej 26 shtëpive armët i rrokin 23 ushtar ku tre nga ta janë dëshmorë. Dëshmori Sherifi S. Sherifi ka një përmendore të përbashkët me dëshmorët Ibrahim Beqiri dhe Enver Pacolli në fshatin e tije në Verbice të Zhegocit .
Për dëshmorin është shkruar edhe në librin për të rënët në rajonin e Gjilanit.
Kishte pasion artin e gdhendjes së drurit duke punuar punime të shumta nga druri si skulptura, por fatkeqësisht flakët luftës dogjën gjithçka.
Ai kishte pasur shumë punime të punuara me kristale me vlera shumë të larta.

Sabedin Sherifi,
Gjilan, 01.02.2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë…