Ish e burgosura politike rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq  

02 shkurt 2026 | 15:32

Në seancën fillestare të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e akuzuara Nadica Cvetkoviq u deklarua e pafajshme ndaj akuzave se, në cilësinë e gardianes në Burgun e Prishtinës dhe në burgun paralel në Lipjan, ka kryer krime lufte gjatë periudhës së luftës.

Pas përfundimit të seancës, para mediave foli ish-e burgosura politike Zahrije Podrimqaku, e cila mes lotësh rrëfeu për rrahjet, kërcënimet dhe keqtrajtimet që, sipas saj, ia kishte shkaktuar gardiania serbe Nadica Cepenkoviç në burgun e Lipjanit.

Podrimqaku tregoi se ishte dhunuar rëndë fizikisht dhe psikologjikisht, duke përmendur edhe një moment të rëndë

“Ma ka desh qysh më ka bo nana. E ka qitë foton e Hashim Thaçit në tokë dhe nuk e kam shkelë. Në fund i kam thënë nxirre revolen edhe vramë edhe më tha ky është vendi ku i kemi gri shqiptarët dhe edhe ti nëpër këtë makina ke me kalu,” rrëfeu ajo.

Deklarata e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe LeBron James nuk janë vetëm superyje në…