Hasani për nënkryetarin serb të Kuvendit: Kushtetuta është e qartë, çobanët me lexu e kuptojnë

02 shkurt 2026 | 20:17

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka dhënë një interpretim të prerë lidhur me debatin mbi zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Hasani theksoi se dispozitat kushtetuese për këtë çështje janë aq të qarta sa nuk lënë vend për dilema. Sipas tij, legjitimiteti i përfaqësimit vjen vetëm përmes votës së shumicës brenda vetë komunitetit.

Për të ilustruar thjeshtësinë e kësaj dispozite ligjore, Hasani përdori një metaforë të drejtpërdrejtë, duke thënë se “edhe çobanët po ta lexojnë, e kuptojnë.”

“Kushtetuta është e qartë, çobanët me lexu e kuptojnë. Kushtetuta është e qartë, thotë “komunitetet i përfaqësojnë ata që e marrin votën e shumicës së komuniteteve”, është shumë e qartë”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim për lirimin e…