Gazetari Zeqaj: Pse në Jug të Mitrovicës jeni “Shqiponjë”, ndërsa në Veri “Pulë”?

04 shkurt 2026 | 15:42

Gazetari Florent Zeqaj ka reaguar lidhur me, siç e quan ai, standardet e dyfishta në qasjen institucionale ndaj jugut dhe veriut të Mitrovicës. Ai ngre pyetjen pse në jug të Mitrovicës përdoret simbolika e “shqiponjës”, ndërsa në veri ajo e “pulës”, duke vënë në dyshim barazinë e trajtimit të territorit dhe sovranitetit shtetëror. Sipas Zeqajt, jugu dhe veriu janë njësoj tokë e Kosovës dhe nuk duhet të ketë dallime në qasje apo veprim institucional.

Zeqaj thekson se sovraniteti nuk duhet të matet me guxim politik selektiv, por me zbatim të njëjtë të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit. Ai kritikon, po ashtu, atë që e quan populizëm për kamera dhe hezitim përballë realitetit në terren.

Sipas gazetarit, politika e ndjekur ndër vite ka kontribuar në ndarje artificiale të vendit, duke e dëmtuar funksionimin e shtetit. Ai përfundon duke theksuar se Kosova nuk mund të trajtohet si gjysmë-shtet dhe se sovraniteti duhet të vlejë njësoj në çdo pjesë të territorit të saj.

Postimi i plotë:

E pse në Jug të Mitrovicës – “Shqiponjë” e në Veri të Mitrovicës – “Pulë”.

Pse ky standard i dyfishtë?

A nuk është e njëjta tokë e Kosovës, si jugu ashtu edhe veriu i Mitrovicës?

Apo sovraniteti matet me guxim politik dhe jo me kufij shtetërorë?

Deri kur kështu?

Deri kur populizëm për kamera e frikë përballë realitetit?

Populistë pas populistësh e morët në qafë këtë vend, duke e ndarë aty ku duhet të ishte një.

Kosova nuk është gjysmë-shtet.

O je shqiponjë cep en cep o pulë cep en cep.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)…