“Kabare 1999”, premierë sonte në Teatrin e Gjilanit

05 shkurt 2026 | 08:40

Premiera e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”, me dramatizim dhe regji nga Zana Hoxha, shfaqet sonte nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

“Kabare 1999” është një shfaqje teatrore muzikore e vendosur në Kosovën e pasluftës, që ndërthur këngën, humorin e zi, ironinë dhe kujtesën kolektive. E frymëzuar nga “Cabaret”, rrëfimi zhvendoset nga Berlini i viteve ’30 në Prishtinën e vitit 1999,  një qytet që po mëson të jetojë sërish, mes shpresës, lodhjes dhe etjes për jetë pas luftës.

Në qendër të shfaqjes është Aida, një vajzë që vjen në Prishtinë për të ndjekur karrierën dhe për të ndërtuar një jetë të re. Ditën shkruan, ndërsa natën punon si bariste në “Klub Europa”, një kabare improvizuese ku realiteti dhe performanca përzihen, duke e futur në një trekëndësh dashurie dhe në kërkim të identitetit të saj.

Më 6 dhe 7 shkurt 2026, do të jepet repriza e shfaqjes duke filluar nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Rahovec, ku…