‘Shtrenjtim dhe import’, KEK refuzon të shtyjë punimet në blloqe: Cenohet siguria e operimit afatgjatë

07 shkurt 2026 | 22:19

Pavarësisht thirrjes së ZRRE-së që të shtyhen interventimet e planifikuara nga KEK-u për renovimin e blloqeve, Korporata Energjetike e Kosovës nuk ka ndërmend që të shtyjë punimet.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë se në rast se do të shtyhen punimet, atëherë do të cenohej operimi afatgjatë i kapaciteteve prodhuese dhe sipas tij është e gabuar që të ndodhë një gjë e tillë.

“Shtyrja apo moszbatimi i tyre eventual do të cenonte seriozisht sigurinë e operimit afatgjatë të kapaciteteve prodhuese, prandaj është e gabuar që planifikimi të fokusohet vetëm në nevojat apo lehtësitë e momentit aktual. Qasja e KEK-ut është të shohë përtej afatit të shkurtër, duke investuar në qëndrueshmëri, siguri teknike dhe stabilitet të sistemit energjetik”, ka thënë Bucolli për RTV 21.

ZRRE sipas raportimeve në media, i kishte kërkuar KEK-ut që të shtyjë interventimet në blloqe në një kohë kur konsumi i energjisë elektrike vazhdon të mbetet i lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit Ramiz Sadiku, që garon në Ligën e…