Shenja që tregojnë se kompjuteri juaj mund të jetë duke u spiunuar

08 shkurt 2026 | 08:12

Ngadalësimi i papritur i kompjuterit, dritaret që shfaqen pa arsye, ndryshimet në shfletues apo çaktivizimi i antivirusit mund të jenë shenja se pajisja juaj është infektuar me programe të dëmshme.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe ndezja e papritur e kamerës apo njoftimet për ndryshim fjalëkalimesh pa dijeninë tuaj tregojnë rrezik për sigurinë.

Në raste të tilla rekomandohet kontrolli i proceseve aktive, skanim i plotë me antivirus, fshirja e aplikacioneve të dyshimta dhe ndryshimi i menjëhershëm i fjalëkalimeve për të mbrojtur të dhënat dhe privatësinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë…