Misetiqi, trupit gjykues: Nëse komunikatat e UÇK-së do të kishin nxitur krime, ju do të kishit dëgjuar atë nga dëshmitarët ndërkombëtar që ishin këtu

11 shkurt 2026 | 11:14

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetiq është duke bërë deklarimin përmbyllës para Gjykatës Speciale.

Misetiqi në vazhdimësi ka sfiduar pretendimet e Prokurorisë së Hagës. Në një pjesë të fjalës së tij, Misetië ka folur edhe për pretendimet e organit të akuzës së komunikatat e UÇK-së kanë nxitur krime.

Avokati mbrojtës i Thaçit ka thënë se nëse diçka e tillë do të ishte e vërtetë, atëherë një gjë e tillë do të ishte dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dëshmuar para Hagës.

Misetiq kur flet për Ruandën dhe Bosnje e Hercegovinën, ka thënë se atje ishte e qartë menjëherë se po bëhej retorikë nxitëse dhe nuk i është dashur komunitetit ndërkombëtar 20 vjet që ta kuptonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se gjatë ditës së…