Mitrovicë, nënshkruhet marrëveshja me 28 përfituese të pajisjeve bujqësore
Në Sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës sot është realizuar nënshkrimi i marrëveshjeve me 28 përfituese të pajisjeve bujqësore, në kuadër të projektit “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”.
Në ceremoni morën pjesë nënkryetari i komunës, Enis Osmani, drejtoresha për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Remzije Tupella, përfaqësues nga FAO dhe nga UN Women.
Nënkryetari Enis Osmani përgëzoi përfitueset për angazhimin e treguar gjatë trajnimeve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për gratë në bujqësi.
Përfitueset kanë ndjekur trajnime profesionale në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, si dhe në hartimin e planeve të biznesit, me qëllim të fuqizimit ekonomik.
Projekti është financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe implementohet nga FAO në bashkëpunim me UN Women.



