Kurti: Nga nesër mund t’i fillojmë kontaktet e diskutimet me partitë për çështjen e Presidentit
12 shkurt 2026
| 11:07
Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, ka thënë në mbledhjen e parë të qeverisë së re se është i gatshëm të bisedojë me partitë e tjera për çështjen e presidentit.
Ai ka thënë se këto diskutime mund t’i fillojnë që nesër.
“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimin e buxhetit të vitit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjen e presidentit”, ka thënë Kurti.



