Sorensenit i zgjatet mandati edhe për dy vjet si emisar i dialogut

12 shkurt 2026 | 13:12

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ia ka zgjatur mandatin emisarit evropian për dialogun e Brukselit, Peter Sorensen.

“Mandati i  Peter Sorensen si përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë u zgjat për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028”, ka njoftuar BE-ja

Ai ishte emëruar në këtë pozitë në janar të vitit 2025.

Sorenseni ka vizituar për herë të fundit vendin tonë më 14 janar ku kishte thënë se shpreson që viti 2026 do t’i japë Kosovës atë që nuk ia dha viti e kaluar.

“Urime Viti i Ri dhe urime për zgjedhjet. Presim të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Shpresojmë që viti 2026 të na jap atë që viti 2025 nuk na e dha”, kishte thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerta Leku shpall te pavlefshme diplomën QK “11 Marsi” Prizren.