LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshirjen e zbardhjes së vrasjeve të pasluftës

12 shkurt 2026 | 21:09

Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Me 90 vota pro dhe 1 abstenim nga deputeti Fatos Geci nga VV, Kuvendi e ka kaluar këtë rezolutë.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mori pjesë, për shkak se kërkuan që në rezolutë të futet edhe një pikë për vrasjet e pasluftës.

Kryetarja e GP të LDK, Jehona Lushaku-Sadriu para votimit kërkoi që në rezolutë të përfshihet edhe pika:  Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit  të Republiëks së Kosovës dhe inkurajon mbështetjen ndërkombëtare për intensifikimin e përpjekjece drejt zbardhjes së plotë të të gjitha vrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë me qëllim që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta dhe të fuqizohet shteti i së drejtës.

Por, kjo u kundërshtua nga PDK-ja. Përparim Gruda nga kjo parti tha se tekstin e rezolutës vetëm e kanë mbështetur dhe nuk e kanë përpiluar ata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka reaguar…