Kreshnik Ahmeti është emëruar sërish zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Z. Ahmeti e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar.
Kryeministri Kurti e uroi z. Ahmeti për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij” – thuhet në njoftim.