OVL UÇK – Dega Has i kërkon falje publike Nasim Haradinajt që nuk e mbështeti me votë për Kryetar të Organizatës Qendrore!

11 nëntor 2026 | 15:36

Gjatë procesit të votimit për Kryetar të Organizatës Qendrore, OVL UÇK – Dega Has kishte përfaqësuesusit dhe votën e saj si delegat. Për më tepër, Dega Has kishte zhvilluar angazhim dhe lobim edhe në katër degë të tjera të organizatës, me qëllim që kandidatura e Hysni Gucatit të mbështetej në këtë proces. Si rezultat i këtij angazhimi, në total u siguruan 26 vota në mbështetje të tij.

Megjithatë, sot OVL UÇK – Dega Has shpreh shqetësimin dhe indinjatën e saj për raportet me Organizatën Qendrore, duke u ndier e tradhtuar dhe e përballur me presione e forma të shantazhit.

Duam ta bëjmë të qartë se OVL UÇK – Dega Has nuk pranon dhe nuk do të lejojë në asnjë rrethanë të shantazhohet apo të vihet nën presion nga askush.

OVL UÇK – Dega Has nuk harron se ka pasur edhe tentativa eliminimin fizik të kryetarit të Degës, Xhevdet Thaçi, prandaj nuk do të lejojë që sot të përballet me presione apo shantazhe nga askush.

Mbështetja e dhënë dje nuk mund të përdoret sot si mjet presioni. Vota e një delegati është e drejtë demokratike, ndërsa respekti për degët dhe përfaqësuesit e tyre duhet të jetë parim i panegociueshëm.

10.11.2026.
OVL UÇK HAS
Kryetar
Xhevdet Thaqi

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti Artan Asllani nga Grupi Multietnik ka folur për të…