Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kamponit evropian në EBU
14 shkurt 2026
| 22:47
Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kamponit evropian në EBU.
Xhoxhaj e ka ‘rrahur’ suedezin Pezhman Seifkhani, në duelin e zhvilluar Lahr të Gjermanisë, duel që u transmetua drejtpërdrejt në RTK.
Boksieri ynë bëri paraqitje të mirë qysh nga rundi i parë, duke i dhënë disa goditje të fuqishme suedezit të cilin e nokautoj në rundin e katërt.
Kjo fitore i hap rrugën Xhoxhajt që të luftojë për titullin e kampionit të botës.
Boksieri ynë arrin fitoren e 22-të në boksin profesionist.



