Tahiri kritikon projektbuxhetin, thotë se nuk reflekton premtimet qeveritare
16 shkurt 2026
| 12:17
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për ndarjet buxhetore për vitin 2026, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka paraqitur vlerësimin e tij të buxhetit nga dy perspektiva, politike dhe teknike.
Ai ka thënë se ky buxhet është miratuar më 31 dhjetor 2025 në qeverinë në detyrë dhe se vlera e linjave buxhetore, projekteve kapitale, si dhe buxheti për mallra dhe shërbime ka mbetur i njëjtë.
“Mos harroni, jemi duke folur për një buxhet i cili nuk reflekton aspak në asgjë që është premtuar në ekspozenë e kryeministrit”, ka thënë Tahiri.



