Maqedonci nderon me mirënjohje pesë pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti ashkali
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në nderim të Ditës së Ashkalinjve ka ndarë mirënjohje për pesë pjesëtarë të këtij komuniteti që shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Me rastin e Ditës së Ashkalinjve, pata kënaqësinë dhe nderin të ndaj mirënjohje për pjesëtarët e dalluar të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti ashkali, të cilët shërbejnë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj atdheut. Kontributi i tyre është dëshmi e vlerave të barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës, duke forcuar edhe më tej misionin dhe unitetin e FSK-së”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.
Sipas tyre, kjo mirënjohje tregon respektin institucional që gëzojnë ushtarakët në FSK, dhe kontributin e ashkalinjve në ushtrinë e Kosovës.



