Ermal Fejzullahu publikon këngë për heroin Hakif Zejnullahu
16 shkurt 2026
| 22:06
Një projekt muzikor ka ardhur nga këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu. Artisti Fejzullahu ka publikuar këngën më të re me titull “Lavdi për Hakifin”, një dedikim prekës për heroin e kombit Hakif Zejnullahu. Kujtojmë që heroi Hakif Zejnullahu së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën, në një ballafaqim me policinë serbe janë vrarë me 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Më poshtë mund të dëgjoni këngën e plotë.



