Veterani Bekim Shyti hyn në Big Brother VIP Kosova dhe u mban ligjëratë banorëve

17 shkurt 2026 | 21:47

Një moment tejet emocional është shënuar në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 4, ku i ftuar special ka qenë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, i cili ndau rrëfime prekëse nga përjetimet e tij gjatë luftës.

Ai kujtoi me emocione të forta një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij, plagosjen e bashkëluftëtarit dhe familjarit të tij, Adnan Shyti, i cili në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç. “Sa herë që flas për Adnanin kam emocione… atë ditë kemi pas luftime nga të gjitha anët e fushëbetejës. Më ka thirrë në radiolidhje dhe më ka thënë se ishte plagosur. Kur arrita tek ai, pashë se granada e kishte goditur afër zemrës. E mora në prehër dhe thashë: ‘Ishalla e kemi fatin sikur ky luan, me vdek për vatan’”, rrëfeu ai, duke prekur banorët dhe publikun.

Veterani falënderoi edhe Shqipërinë për mbështetjen që, sipas tij, u kishte dhënë gjatë luftës, sidomos në aspektin e armatimit, ndërsa theksoi se qëllimi i vetëm i luftës ka qenë mbrojtja e vendit. “Luftën e kemi bërë për shtëpinë tonë, jo për me i marrë dikujt territore”, u shpreh ai.

Në deklaratat e tij, Shyti u ndal edhe te zhvillimet politike e historike, duke thënë se nëse dënohen drejtuesit e luftës, atëherë sipas tij duhen përmendur edhe figura ndërkombëtare që e mbështetën Kosovën, si Bill Clinton dhe Madeleine Albright.

VIDEO

https://youtu.be/NMWMjWMqzqI

Vizita e tij u konsiderua një nga momentet më domethënëse të këtij edicioni, duke sjellë një atmosferë reflektimi dhe respekti në një format televiziv që zakonisht karakterizohet nga dinamika loje dhe debatet mes banorëve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Sot, në marshin protestues, udhëheqësit institucionalë u…