Gubetini: Nga Haga, me zemër që rreh fort për Kosovën
Veprimtari Shqiptar Gubetini dhe shumë qytetar tjerë nga Kosova dhe Diaspora, sot gjinden në Hagë për të përcjellë fjalën përfundimtare të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakaup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gubetini i cili përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka shpërndarë disa fotografi me qytetarë dhe familjar liderëve të UÇK-së. “Sot, pranë familjarëve dhe miqve të Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, ndjejmë dhimbje, krenari dhe shpresë në të njëjtën kohë.”, ka shkruar Gubetini.
Njoftimi i plotë:
Sot, pranë familjarëve dhe miqve të Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, ndjejmë dhimbje, krenari dhe shpresë në të njëjtën kohë.
Kjo fotografi nuk është vetëm një moment – është dëshmi e besimit tonë se e vërteta do të fitojë. Është dëshmi se sakrifica për liri nuk harrohet dhe se drejtësia nuk mund të mbytet nga padrejtësia. Me zemër të fortë, vazhdojmë të qëndrojmë pranë atyre që i dhanë gjithçka këtij vendi. Kosova di të falënderojë bijtë e saj. E vërteta do të dalë në dritë. Liria nuk gjykohet – ajo mbrohet. Me respekt, besim dhe dashuri për atdheun.



