Selimi: Prokuroria do duhej ta kuptonte se kurdo që të kthehem, unë do kthehem në Kosovën e lirë
18 shkurt 2026
| 15:17
Ish-deputeti Rexhep Selimi ka folur për kërkesën e Prokurorisë për dënim më 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se ky dënim mund t’i ndalojë ata përgjithmonë që të kthehen në Kosovë.
Megjithatë, sipas tij, ZPS-ja do duhej ta kuptonte se kurdo që të kthehej ai, do kthehej në Kosovën e lirë.
“Prokuroria në dosjen e saj përfundimtare kërkon dënime jashtëzakonisht të rënda. Aq të gjata saqë në thelb synojnë të na ndalojnë përgjithmonë kthimin në vendin tonë. Koha se kur të kthehem në Kosovë, tash e tutje është në duart tuaja, por Prokuroria do duhej ta kuptonte, se kurdo që të kthehem, unë do kthehem në Kosovën e lirë”, ka thënë Selimi.



