Miliarderi në Bordin e Paqes, Rowan: Do të ketë 30 miliardë dollarë investime në infrastrukturën e Gazës

20 shkurt 2026 | 10:17

Bordi i Paqes i kryesuar nga presidenti amerikan, Donald Trump ka mbajtur takimin e parë në Uashington.

Lideri amerikan foli për problemet globale duke përfshirë edhe rindërtimin e Gazës, ku deklaroi se “SHBA-ja do të investojë 10 miliardë dollarë”.

Ndërkohë, miliarderi Marc Rowan, anëtar i komitetit ekzekutiv të Bordit për Paqen, tha se rindërtimi do të fillojë në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Ai tha se ishin planifikuar 100 mijë shtëpi për 500 mijë njerëz, rreth një e katërta e popullsisë së Gazës, së bashku me 5 miliardë dollarë për infrastrukturë, raporton ap.

Ai shtoi se “me kalimin e kohës” ishin planifikuar 400 mijë shtëpi të reja për gjithë popullsinë e Gazës, me 30 miliardë dollarë për projekte infrastrukturore.

Ai nuk dha një afat kohor për fillimin e ndërtimit.

“Ky nuk është një problem i parave ose kolateralit. Ky është një problem i paqes”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aferë që dyshohet se “avulloi” mbi 100 milionë franga…