Shatri: 24.4 milion € sponsorizime në sport gjatë vitit 2025
20 shkurt 2026
| 12:13
“Gjatë vitit 2025 vlera totale e sponsorizimeve në sport ka arritur në 24,456,036.98 €. Pjesa më e madhe e kësaj mbështetjeje është orientuar drejt klubeve, ndërsa federatat sportive kanë përfituar gjithashtu mbështetje për aktivitetet dhe zhvillimin e tyre.
Ky nivel i investimit dëshmon se sponsorizimi është shndërruar në një mekanizëm kyç për funksionimin dhe profesionalizimin e sportit në vend.
Në të njëjtën kohë, kjo rritje krijon nevojën që për të ardhmen të forcohet më tej korniza ligjore dhe institucionale në mënyrë që sistemi i sponsorizimit të jetë më transparent, më i drejtë dhe më efektiv në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të sportit në Kosovë.”, ka bërë të ditur drejtuesi kryesor i Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri.




