Sami Lushtakut i shkojnë në festën e ditëlindjes Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Bedri Hamza, djali i Hashim Thaçit…

20 shkurt 2026 | 23:44

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka festuar ditëlindjen e tij sot, së bashku me figura të shumta nga spektri politik.

Në postimin e tij, ku ai ka falënderuar ata që ishin të pranishëm, shihet se prezentë ndër të tjerë, kanë qenë Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, e Bedri Hamza. Aty shihet edhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, e Vlora Çitaku.

Postimi:
Thellësisht mirënjohës për miqtë, bashkëluftëtarët dhe familjen që më befasuan në këtë festë ditëlindjeje, e cila është dëshmi e respektit dhe rrugëtimit tonë të përbashkët për dekada me radhë.

Faleminderit nga zemra secilit qytetar për thirrjet dhe mesazhet, që ndonëse ishte e pamundur t’i përgjigjem të gjithëve, mirënjohja ime është e plotë për secilin prej jush.

Uroj të qëndrojmë gjithmonë bashkë, të fortë në miqësi dhe të palëkundur në vlerat që na bashkojnë!

SL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trainkos ka njoftuar se qarkullimi i trenit në linjën Pejë-…