Eman Rrahmani: Punën e parë që bëri Kurti ishte nënçmimi dhe delegjitimimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.
10 nëntor 2026
| 21:47
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka thënë në “Pressing” të T7, se gjëja e parë që e ka bërë Albin Kurti ka qenë delegjitimimi i ligj-ndryshimit për Gjykatën Speciale.
Ai tha se kur pushteti nuk dëshiron ta forcojë një ligj fillon delegjtimimin e tij.
“Gjëja e parë që e ka bërë Albin Kurti ka qenë nënçmimi dhe delegjitimimi i ligjit, duke e quajtur si ligj të paefektshëm që nuk ka me ndihmu asgjë”, ka thënë ai.



