Vdes Haxhi Thaqi, ish-ushtar i UÇK-së në Koshare

21 shkurt 2026 | 23:42

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Thaqi, i njohur si komandant togu në Koshare dhe invalid i luftës, shkruan “Jepi zë”.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se ai ishte plagosur si në luftën e Kroacisë, ashtu edhe në Betejën e Koshares gjatë luftës në Kosovë.

Kontributi dhe sakrifica e tij për atdheun vlerësohen si të jashtëzakonshme nga bashkëluftëtarët dhe të afërmit.

Haxhi Thaqi do të kujtohet për trimërinë dhe përkushtimin e tij në radhët e UÇK-së, në një nga betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 22 shkurt 2026, në ora 14:00, në Burojë të Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas eliminimit nga gara për çmimin e madh, Benita sonte…