Endrick zbulon këshillën e Mbappes dhe Camavingas

22 shkurt 2026 | 14:11

Endrick ka treguar se dy bashkëlojtarët e tij te Real Madrid, Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavinga, e këshilluan të transferohej te Olympique Lyonnais – një vendim që thotë se po e shijon maksimalisht.

Sulmuesi 19-vjeçar u transferua në janar në formë huazimi për pjesën e dytë të sezonit 2025/26, me synimin për të pasur më shumë minuta në prag të Kupës së Botës 2026.

“Kylian dhe Eduardo më thanë se Ligue 1 është një kampionat shumë i fortë dhe agresiv. Më këshilluan të zgjidhja Lyonin sepse është një klub i madh. I falënderoj për këshillën e mirë”, deklaroi Endrick për Téléfoot.

Braziliani ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën me Lyonin, duke realizuar pesë gola dhe një asist në gjashtë paraqitje, ndërsa klubi po zhvillon një sezon shumë pozitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka marrë një tjetër lajm negativ pas humbjes…