Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

23 shkurt 2026 | 13:51

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar më 13 vjet burgim Dushko Arsiq për krime lufte edhe në rigjykim.

Vendimi është marrë të hënën.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 2 shkurt 2024 e kishte dënuar me 13 vjet burgim të akuzuarin Arsiq. Por, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Dushko Arsiqit  akuzohet  për krime lufte në fshatin Butovc të Prishtinës, në periudhën janar-qershor të vitit 1999.

Aktakuza e bën përgjegjës Arsiqin edhe për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje.

Arsiq akuzohej se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tani të ndjerit B.Sh., ashtu që më 20 prill 1999, në fshatin Butovc të Komunës së Prishtinës, në vendin e quajtur “varrezat e Maqedoncve”, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kanë gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kanë goditur, e kanë urdhëruar të dëmtuarin A.K., i cili atë kohë ishte 15 vjeçar, që trupin e viktimës B.Sh., ta mbajë në shpinë edhe pse i dëmtuari ka pasur lëndime të konsiderueshme fizike për shkak se i akuzuari paraprakisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e…