Rritet kostoja e ndërtimit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2025.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,5 % në TM4 2025, krahasuar me TM3 2025.
Ndërkaq, krahasuar TM4 2025 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2024), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 3,5 %.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,5 % në tremujorin e katërt (TM4) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2025. Rritje kishte te: transporti (3,5 %); pagat (1,2 %); kostot e tjera (1,2 %); materialet (0,3 %) dhe energjia (0,2 %). Ndërsa rënie kishte te makineritë (-0,1 %).
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,6 % në tremujorin e katërt (TM4) 2025, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2024.
Rritje më të madhe kishte energjia (9,8 %); pagat (8,1 %); kostot e tjera (5,3 %); transporti (4,4 %); dhe materialet (2,6 %). Kurse, rënie kishte te makineritë (-0,4 %).



