Shumë veteranë mbesin pa pensione, “shkak” punësimi në ndërmarrje publike

28 shkurt 2026 | 00:56

Një numër i veteranëve të UÇK-së po ankohen se nuk u kanë dalë pensionet që i marrin si ish-luftëtarë.

Ata thonë se kjo u ka ndodhur vetëm atyre që punojnë në ndërmarrje publike rajonale që vetëfinancohen.

Kësisoj janë mbi 10-të të tillë në KRM “Ambienti” e të tjerë në KRU “Radoniqi”.

Por, kurrënjëri nga ta nuk ka marrë sqarime pse, ndonëse janë drejtuar në pikat përkatëse.

Klani ka kontaktuar me udhëheqësen e Divizionit për Administrimin e Skemave Pensionale për Kategoritë e Luftës, Sanije Rexha.

Por e njëjta tha se nuk ka asnjë informacion pse ka ndodhur një gjë e tillë pasi nuk është përgjegjësi e tyre. Përgjigje nuk është pranuar as nga Ministria e Financave.

Ndiqeni kronikën:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Komisioni për shqyrtimin e…