28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
28 shkurt 2026
| 09:55
Sot bëhen 28 vjet nga masakra në fshatrat Çirez dhe Likoshan të Skenderajt.
Më 28 shkurt të vitit 1998, forcat serbe kryen një nga masakrat e para mbi popullatën civile në Kosovë.
Si pasojë, u ekzekutuan 20 civilë dhe katër ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ngjarjet që do t’i paraprinin edhe Epopesë së Jasharëve në Prekaz, vetëm pak ditë më vonë, janë përshkruar në dokumentarin “Përqafimi i fundit”, të realizuar nga emisioni MAT.



