Çitaku, studentëve: Mos u ndalni, mbrapa na keni

21 shtator 2026 | 12:57

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të studentëve kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çitaku ka shprehur mbështetjen e saj për studentët, duke i cilësuar ata si “studentë të lirisë”.

“Studentët e lirisë, në mbrojtje të vlerës sonë më sublime, UÇK-së. Në mbrojtje të së vërtetës sonë historike dhe të vetë idesë së lirisë. Mos u ndalni. Mbrapa na keni. #JoNëEmrinTim”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar…