Papa Leo XIV bën thirrje për t’i dhënë fund ‘spirales së dhunës’ në Lindjen e Mesme
01 mars 2026
| 13:16
Papa Leo XIV ka bërë thirrje të dielën për t’i dhënë fund “spirales së dhunës” në Lindjen e Mesme, pasi ShBA-ja dhe Izraeli kanë filluar një sulm ndaj Iranit që shkaktoi sulme hakmarrëse.
“Përballë mundësisë së një tragjedie me përmasa të mëdha, u bëj thirrje palëve të përfshira të marrin përsipër përgjegjësinë morale për të ndaluar spiralen e dhunës përpara se ajo të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme”, ka thënë Papa një turme besimtarësh në Sheshin e Shën Pjetrit.



