Vesa Broja emërohet kryeshefe e ndërmarrjes publike KRM “Uniteti” në Mitrovicë

02 mars 2026 | 17:20

Ish-kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, do të nisë nga nesër detyrën si kryeshefe e ndërmarrjes publike për menaxhimin e mbeturinave KRM Uniteti.

Broja ishte në mesin e kandidatëve që kanë konkuruar në këtë pozitë të shpallur nga Bordi i Drejtorëve në muajin janar.

Pas intervistave të realizuara nga Bordi i Drejtorëve i KRM Uniteti, Vesa Broja ka dalë më e poentuara.

Edhe pse Bordi i Drejtorëve i KRM Uniteti akoma nuk ka lëshuar njoftim zyrtar, mësohet se tashmë i njëjti është marrë dhe ajo do ta filloj punën nga nesër.

Ndryshe, aksionarë të KRM Uniteti janë Komuna e Mitrovicës me 62%, Komuna e Vushtrrisë me 22% dhe Komuna e Skenderajt me 10%.

Në dy vitet e fundit KRM Uniteti kryen shërbimin e menaxhimit të mbeturinave vetëm në Komunën e Mitrovicës dhe Skenderajt, pasi që Komuna e Vushtrrisë këtë shërbim ia pat dhënë ndërmarrjes lokale “Perparimi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministër të…