Starmer: Britania e Madhe do të dërgojë anijen luftarake HMS Dragon në Qipro

03 mars 2026 | 18:15

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar po forcon mbrojtjen ajrore në bazën e saj në Qipro, duke dislokuar helikopterë me kapacitete kundër dronëve.

Keir Starmer deklaroi se edhe anija luftarake HMS Dragon do të dërgohet në rajon, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar “është plotësisht e përkushtuar ndaj sigurisë së Qipros dhe personelit ushtarak britanik të vendosur atje”.

Njoftimi vjen pas sulmeve me dronë iranianë ndaj bazës britanike në ishull, RAF Akrotiri, ditët e fundit, ku një goditje gjatë natës të dielën shkaktoi “dëme minimale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teherani ka paralajmëruar vendet evropiane  kundër bashkimit me luftën kundër…