Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjnë nga Iraku
05 mars 2026
| 00:42
Rrjeti mediatik amerikan Fox News raporton se, sipas një zyrtar amerikan, mijëra kurdë kanë kaluar nga Iraku në Iran, duke nisur një operacion tokësor, ndërsa raportimet sugjerojnë se administrata e Donald Trump mund të mbështesë milicitë lokale kundër Teheranit; Reuters raporton se një kamp kurd në Irak është sulmuar.
Më herët, mediat njoftuan se Uashingtoni po shqyrtonte mundësinë e mbështetjes së grupeve të armatosura në rajon për të ndihmuar në rrëzimin e regjimit teokratik që sundon Iranin.
Ndërkohë, burime të sigurisë i thanë Reuters se një kamp kurd në rajonin e Kurdistanit të Irakut është vënë në shënjestër nga një sulm me dron.



