Irani thotë se do ta shënjestrojë qendrën bërthamore izraelite, nëse synohet ndërrimi i regjimit

05 mars 2026 | 08:14

Irani do ta vërë në shënjestër qendrën bërthamore izraelite, Dimona, nëse Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara synojnë që ta ndryshojnë pushtetin në Iran, raportoi të mërkurën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, ISNA, duke cituar një zyrtar ushtarak iranian, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Reaktori Dimona, zyrtarisht Qendra për Hulumtime Bërthamore “Shimon Peres Negev”, ndodhet në Shkretëtirën e Negevit, rreth 13 kilometra në juglindje të qytetit Dimona.

Izraeli pretendon se reaktori bërthamor dhe qendra hulumtuese janë për “qëllime hulumtuese rreth shkencës bërthamore”, por reaktori thuhet se ka qenë i përfshirë në prodhimin e materialeve bërthamore për programin izraelit për armë bërthamore.

Besohet se Izraeli i ka prodhuar armët e para bërthamore në vitin 1967 dhe vlerësohet se ka mes 80 e 400 koka bërthamore.

Ky reaktor nuk është qendër civile e energjisë dhe nuk e furnizon me rrymë rrjetin energjetik të Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat amerikane dhe ato izraelite kanë vazhduar të sulmojnë Iranin,…