Dele Alli rikthehet te Tottenhami
05 mars 2026
| 11:51
Pas tre vitesh, Dele Alli është rikthyer te Tottenhami, për momentin sa për t’u stërvitur me skuadrën.
Sipas raportimeve në mediat britanike, mesfushori 29-vjeçar është lejuar të përdorë ambientet e klubit londinez ndërsa pret të gjejë ekipin e ri për të vazhduar karrierën.
Ai është pa skuadër që nga korriku i kaluar, kur mbylli aventurën me Comon. Gjatë periudhës së parë te “Spurs”, Alli zhvilloi 269 ndeshje zyrtare, duke realizuar 67 gola dhe dhënë 59 asistime, duke qenë një nga lojtarët kyç të ekipit.





