Prishtina sonte me ajrin më të ndotur në Evropë

30 nëntor 2018 | 21:27

Prishtina sonte ka ajrin shumë të ndotur dhe qytetarët këshillohen të rrinë brenda shtëpive.

Shkalla e ndotjes së ajrit, sonte në Prishtinë është më e madhja në Evropë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 21:00, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën 259,  raporton “KosovaPress”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fitore në derbi nuk shijon kurrë si gjithë të…